Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët shpërblehen me nga 3.4 milionë euro për ngritje në ligën e dytë

Ekipi pak i njohur nga Kina, Meixian Techand, u ka dhuruar futbollistëve nga 3.4 milionë euro si shpërblim për inkuadrimin në kategorinë e dytë.

Ndërsa, futbollistët kanë zgjedhur që promovimin në një kategori më lart ta festojnë në stilin "Floyd Mayweather", duke pozuar për fotografi përpara "malit të parave". Fotografitë e futbollistëve të klubit me para kesh kanë bërë bujë nëpër rrjetet sociale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, janë bërë edhe temë diskutimi, pasi askund në botë nuk ka bonuse të tilla as për inkuadrim në elitë, e lërë më për një kategori më poshtë.

Meixian Techand të dielën ka konfirmuar promovimin në kategorinë e dytë të Kinës, pasi triumfoi 1:0 ndaj ekipit Shenzhen Ledman në kuadër të finales së plejofit të kategorisë së tretë. Për Meixian Techand kjo ishte fitorja e dytë përballë Shenzhenit, të cilin e kishte mposhtur edhe në ndeshjen e parë, me rezultatin 2:1... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.