Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali “kryqëzohet” pas startit më të dobët në pesë vjet

Udhëtimi i parë i Real Madridit në "Wembley" për t'u përballur me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve të mërkurën, do të jetë një shpërqendrim i mirëseardhur për kampionin në fuqi të Evropës dhe La Ligas, pas serisë më të keqe të rezultateve në kampionatin vendor në pesë vjetët e fundit.

Humbja shokuese 2:1 e së dielës nga debutuesja në La Liga, Girona, ka bërë që Reali të jetë tetë pikë prapa Barcelonës në renditje, dallimi më i madh që ka pasur me liderin e ligës që nga stinori i fundit me Jose Mourinhon, 2012/13.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Real Madridi, po ashtu, ishte kampion në fuqi në stinorin e fundit të Mourinhos në krye, por startoi dobët, duke lëshuar tetë pikë në katër ndeshjet e para, ndërsa Barcelona shkoi para dhe në fund përfundoi 15 pikë para Realit.

Ndjenja që skuadra e Zinedine Zidane lëshoi epërsinë 1:0, duke pësuar 2:1 është ajo e dorëzimit.

Fituesi i 32 titujve të Spanjës kurrë nuk ka arritur të fitojë titullin pasi ka qenë tetë pikë prapa liderit.

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.