Për herë të dytë në vitin 2017, një përfaqësuese e të rinjve të Anglisë shpallet kampione e botës.
Përfaqësuesja U-17 e Anglisë fitoi titullin e botës të shtunën pasi arriti të rikthehej në finale nga një disavantazh prej 2:0 duke ftuar 5:2 ndaj Spanjës në Kalkuta të Indisë, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTriumfi i kësaj përfaqësueseje erdhi vetëm katër muaj pasi U-20 e Anglisë fitoi titullin e botës kur mposhti Venezuelën 1:0 në finale në Suwon të Koresë së Jugut.
Dy triumfet po paralajmërojnë një të ardhme të ndritur për përfaqësuesen e Anglisë te të rriturit, ku pritja e gjatë 51-vjeçare për një sukses në një turne të madh nuk duket se do të përfundojë së shpejti.
Suksesi i skuadrës U-17 të Anglisë është produkt i punës së madhe në akademi të klubeve në Premier League dhe në Championship, por diskutimet shpejt do të kthehen te e ardhmja që qëndron për këta pushtues të botës.
Nga 21 lojtarë të zgjedhur nga trajneri Steve Cooper për Botërorin në Indi, pesë janë pjesë e Chelseat dhe tre të Manchester Cityt.
Dy vijnë nga sistemi i të rinjve të Tottenhamit, derisa skuadrat si Arsenal, Manchester United, Everton, Liverpool, Crystal Palace, Stoke City, Fulham, Reading, Wolverhampton dhe Fleetwood Town kanë pasur nga një... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.