Pas dy barazimeve dhe një humbjeje, kampionia e Kosovës në futboll, Trepça '89, u është kthyer fitoreve. Skuadra mitrovicase, të dielën, në stadiumin “Riza Lushta” mposhti Lirinë e Prizrenit me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i ka takuar javës së 13-të të Vala Superligës në futboll.
Trepça '89 zë vendin e katërt me 21 pikë, pesë më pak se lideri Llapi, që po ashtu fitoi të dielën, kundër Vllaznisë së Pozheranit me rezultatin 4:1. Liria është në pozitën e gjashtë me 19 pikë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolat për Trepçën '89 i shënuan Shpëtim Idrizi nga penalltia në minutën e 55-të dhe Florent Hasani në minutën e 92-të.
Për trajnerin e “xehetarëve”, Gani Sejdiu, kjo ishte një fitore e rëndësishme për vazhdimin e kampionatit.
“Pas një krize psikologjike në ndeshjet e fundit, kjo fitore është shumë e rëndësishme për vazhdimin e kampionatit. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës”, ka thënë Sejdiu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.