Paolo Maldini ka kërkuar nga tifozët e Milanit që të jenë të durueshëm, pasi “Rosonerët” nuk kanë kualitetin e duhur për të përfunduar në top katërshe.
Skuadra e Vincenzo Montellas aktualisht është në pozitën e tetë në Serie A, me 16 pikë të grumbulluara pas 11 ndeshjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto rezultate nuk janë ato që kanë pritur tifozët e Milanit, pas transferimeve të shumta të lojtarëve gjatë afatit kalimtar të verës, duke bërë që ata të shprehen të frustruar me menaxherin Montella.
Por Maldini e ka mbrojtur atë, duke thënë se ndryshimet e mëdha kërkojnë kohë për tu përshtatur, transmeton kp.
“Milani e kanë ndërruar shumë skuadrën dhe kjo kërkon durim. Pas kaq shumë ndryshimeve, rezultatet nuk janë të menjëhershme, ata nuk kanë treguar kualitet për top katërshe deri tani, dhe ekipet e tjera e meriton të jenë para tyre”, ka thënë Maldini.
“Rosonerët” kanë pesë fitore, pesë humbje dhe një barazim deri më tani, ndërsa ndeshjen e ardhshme e luajnë si mysafir të Sassuolos.