Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jay, zyrtari i parë për tatuazhe në një klub sportiv

Josh Yaro kurrë më përpara nuk kishte vizituar një lokal të tatuazheve. I nervozuar, futbollisti kishte nevojë për siguri, por kujtimi për nënën e tij që kishte ndërruar jetë kohë më parë e mbështeti.

Ajo ishte motivimi i tij kryesor. Pickimi i gjilpërës së parë i shkaktoi dhimbje, e cila vetëm shtohej me lëvizjen e makinës së tatuazheve që bënte zhurmë sikurse një bletë. Por me kalimin e kohës, mbrojtësi i ekipit Philadelphia Union u bë i mpirë dhe nuk ndjeu dhimbjen, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi makina e tatuazheve u ndal dhe puna përfundoi, Yaro u ngrit për t'u shikuar në pasqyrë ku pa dy pëllumba në krahun e tij të djathtë dhe fjalët "ne jemi ndarë për t'u takuar sërish". Yaro konstatoi se në fund, dhimbja ia kishte vlejtur për shkak se kujtimi për të ëmën do të jetonte me të.

Ditëve të sotme ka pak futbollistë pa tatuazhe në trup, por ajo që e bën Yaron të veçantë është se tatuazhi i tij është bërë nga zyrtari i tatuazheve të skuadrës Philadelphia Union. Është pozitë kjo që klubi e përshkruan si të parën në sportin profesional. Nuk ka asnjë skuadër në botë, e cilitdo sport qoftë që ka të angazhuar një artist të tatuazheve....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.