Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dalkurd, klubi që është edhe si “shtet” për diasporën kurde

Diçka e pazakontë po ndodh në një vend rural në Suedi. Klubi i vogël i futbollit me seli në Dalarna, tri orë udhëtim me veturë në veriperëndim të Stockholmit, është bërë përfaqësues për miliona kurdë nëpër botë.

Është një klub që i ka dhënë diasporës kurde shumë arsye për t'u gëzuar, transmeton Koha Ditore shkrimin e CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I themeluar nga emigrantët kurdë në vitin 2004, Dalkurd FF është treguar aq i suksesshëm sa është në prag të ngjitjes në elitën suedeze pas pesë ngritjeve rresht nëpër rangje. Aq i madh është interesimi global për klubin, saqë një faqe e “Facebookut” e hapur për skuadrën është rritur në më tepër se 1.5 milionë përcjellës.

"Ajo që ka arritur të krijojë kjo skuadër është si një ekip që ka lidhjet e tij shumë të forta me lokalitetin, por edhe lejon adhuruesit nga gjithë diaspora kurde për të përkrahur këtë", ka thënë autori irakokurd Agri Ismail, që është me seli në Suedi. "Në vend se të përkrahet ndonjë skuadër nga Stockholmi, unë mund të përkrah Dalkurdin, pasi është skuadra ime, ndonëse kurrë nuk kam qenë në Dalarna. U mundëson kurdëve një arsye për të festuar. Shumica e kurdëve në rajonin e vërtetë kurd janë tifozë të Barcelonës apo Real Madridit dhe 'El Clasico' është masive në Kurdistan"...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.