Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, njëherësh kryetar i saj, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka kundërshtuar ndërtimin e stadiumit nacional jashtë kryeqytetit.
Raportohet se Stadiumi Olimpik do të zhvendoset nga Bërnica e Poshtme në komunën e Drenasit, ndërsa një gjë të tillë e ka kundërshtuar Ahmeti, duke thënë se stadiumi kryesor i shtetit duhet të jetë në kryeqytet, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Stadiumi kryesor i secilit shtet gjithmonë është në kryeqytet. Është e paarsyeshme që të diskutohet ndërtimi i çfarëdo stadiumi tjetër nga qeveria pa u ndërtuar stadiumi nacional në Bërnicë, kryeqytet, komuna e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.