Massimiliano Allegri nuk e ka fshehur lumturinë, pas fitores në ‘San Siro’, ndaj ish-skuadrës së tij, Milanit.
Trajneri i bardhezinjëve vlerësoi lojën e futbollistëve të tij, ndërsa veçoi paraqitjen e argjentinasit Higuain.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Higuain është një nga sulmuesit më të mirë në botë, mjafton që të gjejë kondicionin e duhur fizik. Sot bëri një ndeshje mjaft të bukur, jo vetëm për dy golat vendimtarë. Ai është një pikë e mjaft e fortë e jona, prej ku duhet të nisemi, ndaj është e rëndësishme që të jetë në formë dhe të dhurojë paraqitje të tilla”, tha Allegri, transmeton Supersport.
Trajneri i Juventusit vlerësoi edhe kompaktësinë në mbrojtje, e cila çaloi vetëm në momentin e traversës së Kaliniqit, ndërsa pjesën tjetër të lojës ishte në lartësinë e detyrës.