Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Miqësorja me Letoninë, rast për ndonjë lojtar të Superligës

Në kohën kur po përfliten emra të ndryshëm për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti ka nisur të bëjë përgatitjet për miqësoren me Letoninë, që zhvillohet më 13 nëntor në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë.

Kosova aktualisht nuk ka përzgjedhës dhe nuk pritet të emërohet i riu para 13 nëntorit. Për këtë arsye përfaqësuesen në miqësoren e parë pas një kohe të gjatë do ta drejtojnë ndihmësit e ish-përzgjedhësit Albert Bunjaki, Muharrem Sahiti e Genc Hoxha, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sahiti pritet të bëjë përzgjedhjen e lojtarëve dhe ai pritet t'i përmbahet vijës së njëjtë me atë të ndjekur nga Bunjaki. Por trajneri gjilanas të premten nuk e ka përjashtuar mundësinë që në ndeshje me Letoninë të ftohet apo të debutojë ndonjë lojtar i kampionatit të Kosovës.

Në eliminatore nga Superliga janë ftuar vetëm portierë. Bledar Hajdini është ftuar në të gjitha ndeshjet, ndërsa Visar Bekaj vetëm në dy të fundit. Por asnjëri nuk ka debutuar në përfaqësuese. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.