Tifozët kosovarë të volejbollit kanë pasur rast të mirë për të parë nga afër një skuadër të nivelit të lartë evropian. Por në palestrën "Bill Clinton" në Ferizaj javën e kaluar prezent ishin vetëm afro 250 shikues.
Luboteni i Ferizajt u mposht 3:0 në sete nga skuadra holandeze Abiant Groningen në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve në volejboll. Për këtë arsye ndeshja e kthimit e luajtur të enjten mbrëma në Groningen të Holandës më shumë ishte formalitet, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKualifikimi i Abiantit, që i takon nivelit të lartë evropian, nuk vihej në dyshim. Skuadra holandeze fitoi prapë me 3:0 në sete. Por palestra "Martin Plaza" ishte e stërmbushur me shikues.
Mbi 2.800 tifozë i dhanë përkrahje të madhe skuadrës holandeze. Ata ishin në palestër, megjithëse skuadra e tyre e kishte të sigurt fitoren e kualifikimin dhe po përballej me një skuadër të nivelit dukshëm më të ulët.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
https://online.koha.net/pyetjet-e-shpeshta