Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamilton: Katër tituj nuk më bëjnë më të mirë se Senna

Lewis Hamilton mund ta fitojë titullin e katërt në karrierën e tij në Formula 1.

Britaniku ka kaluar heroin e tij të fëmijërisë Ayrton Sennan, sa i përket garave të fituara, podiumeve dhe pole-pozicioneve, ndërsa suksesi në Meksikë mund ta bëjë atë vetëm garuesin e pestë që fiton katër tituj të kampionit në Formula 1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Emri i tij tashmë është në listën e legjendave të kësaj gare, por ai e ka mohuar të jetë më i mirë se Senna, transmeton Kosovapress.

“Ayrton ka vdekur shumë i ri dhe nëse ai do kishte mundësi të garonte më shumë atëherë do të fitonte më shumë tituj me siguri. Nuk e konsideroj veten më të mirë sepse kam fituar më shumë gara apo podiume, por ndihem krenar që emri im përmendet krahas emrit të tij”, është shprehur Hamilton.

Senna ka vdekur në moshën 34 vjeçare në San Marino GP në Imola.