Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kaka merr ofertë interesante nga një skuadër braziliane

Ricardo Kaka mund të kthehet sërish në vendlindje.

Para pak ditësh, Kaka ka ndërprerë kontratën me skuadrën nga MLS, Orlando City dhe aktualisht është në kërkim të një klubi të ri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për 35-vjeçarin ka ardhur një ofertë interesante nga Brazili, më saktësisht nga skuadra e Sao Bento që luan në ligën e dytë braziliane, transmeton ksp.

Presidenti i këtij klubi, Marcio Rogerio Dias, ka konfirmuar interesimin për ish-yllin e Milanit dhe Real Madridit.

“Kaka është një nga lojtarët që na intereson më shumë. Kam folur edhe me trajnerin Paulo Roberto Santos dhe Kaka është një lojtar i cili i do ta ndihmonte shumë Sao Benton”, ka thënë Dias.

Para pak ditësh është përfolur për një rikthim të mundshëm të Kakas te Milani, por duket se një gjë e tillë është e pamundur.