‘Skënderbeu hyn në çdo takim për fitore’, ka deklaruar trajneri i ‘Ujqërve të dëborës’ në prag të ndeshjes në shtëpi kundër Luftëtarit, por kur vëmendja është e gjitha për ndeshjen e së enjtes së ardhshme, kundër Partizanit të Beogradit në Serbi.
Pas barazimit pa gola në “Elbasan Arena” kundër Partizanit të Beogradit, Ilir Daja nuk e sheh të pamundur një fitore në Serbi të enjten e 2 nëntorit, atje ku disa vite më parë lojtarët e kombëtares u dhunuan në fushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Skënderbeu hyn në çdo takim për fitore, por prezent janë të treja rezultatet. Kemi treguar kur hyjmë me dëshirë maksimale dhe ritëm e kemi të thjeshtë të shkojmë tek fitorja”, ka deklaruar Daja.
Por Ilir Daja shprehet se ka hasur vështirësi pasi nuk ka pasur të gjithë grupin në dispozicion për të bërë një rrotacion të plotë në kampionat dhe në Europa League, por thekson se janë mësuar me intensitetin e lartë të ndeshjeve.
“Jemi mësuar me këtë intensitet dhe ndeshjet njëherë në katër dite. Problem është që nuk kemi pasur gjithë grupin në dispozicion. Rotacioni i pamundur. E rëndësishme është që ne vazhdim do të ketë rikthime”, vlerësoi ai.