Trajneri i Sportingut të Lisbonës, Jorge Jesus, ka refuzuar idenë që të bëhet trajner i Milanit për sezonin e ardhëm.
Jesus është njëri prej kandidatëve të mundshëm për zëvendësimin e Vincenzo Montellas, por 63-vjeçari e ka bërë të qartë se është i përqendruar që t’i ndihmojë Sportingut në rrugën për titull të Portugalisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam i përqendruar vetëm te Sportingu. Nuk mërzitem për këto spekulime. Po mendoj për ndeshjen kundër Rio Ave pastaj për Ligën e Kampionëve”, ka thënë Jesus në një konferencë për media.
“Objektivi im i vetëm është që të bëhem kampion me Sportingu. Jam i pasionuar pas futbollit dhe nuk e di se kur do të pensionohem si trajner”.