Prishtinë, 26 tetor – Skuadra ukrainase Khimik, është bërë paksa pishman që ka kërkuar nga FIBA që të dyja ndeshjet me kampionin e Kosovës në basketboll t'i luajë në Prishtinë.
Përshtypja se është vepruar gabim është fituar të mërkurën mbrëma, kur Khimiku humbi ndeshjen e xhiros së dytë të FIBA Europe Cup ndaj Sigal Prishtinës, me 11 pikë dallim (76:65). Edhe ndeshja e kthimit, ajo kur Khimiku duhet të jetë vendas, do të luhet në Prishtinë. Kjo ndeshje luhet sot (e premte) dhe nis në orën 18:00, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i Khimikut, Vitaly Stepanovski, ka thënë se veprimi më i mirë do të ishte që të dyja ekipet ndeshjet t'i zhvillonin në një shtet tjetër, Poloni apo Lituani. Por, kjo tashmë nuk është opsion...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.