Manchester Unitedi raportohet se është i gatshëm të ofrojë dyshen spanjolle Ander Herrera dhe Juan Mata për të transferuar mesfushorin Saul Niguezin nga Atletico Madrid.
“Djajtë e kuqë” janë një ndër klubet që mësohet se kanë shprehur interesim për 22-vjeçarin që ka klauzolë prej 120 milionë eurosh në kontratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas gazetës spanjolle “Don Balon”, Unitedi është i gatshëm të bëjë një lëvizje dhe madje ka ofruar dy spanjollët si pjesë të marrëveshjes.
Megjithatë, mësohet se trajneri i Atleticos Diego Simeone nuk do të pranojë për asnjë çmim largimin e Niguezit.