Arsene Wenger u ka bërë thirrje tifozëve të pakënaqur që të qëndrojnë prapa ekipit pas fillimit të vështirë të sezonit të ri.
Në mbledhjen vjetore të bordit të Arsenalit, Wenger u është drejtuar fansave të klubit duke insistuar se “uria për titull është më e madhe se kurrë” përkundër thirrjeve të vazhdueshme për shkarkimin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“99 për qind të kohës time e dedikoj duke tentuar t’ju bëj të lumtur”, ka thënë Wenger. “Kur shoh se çfarë ndodhi sot, nuk është e lehtë”.
“Arsenali është shumë i respektuar. Ne përfaqësojmë diçka të jashtëzakonshme. Është traditë e klasit. Qëndroni prapa ekipit. Ne pranojmë vendimet në fund të sezonit, por duam që ju të jeni prapa nesh”.
“Uria ime, angazhimi im është më i madh se kurrë. E pyes veten shpesh, mos u mërzitni, unë ulem çdo vit dhe shoh se ku kam shkuar. Pavarësisht çfarë ndodhë unë do ta dua këtë klub gjithmonë dhe do të jem fans i përjetshëm”.