Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Insigne pi kafe para ndeshjes, Hysaj i prish “rehatinë”

Napoli mori fitoren e radhës mbrëmjen e kaluar duke mundur në transfertë 2-3 Genoan, por para takimit situata nuk është se “ishte edhe aq e qetë”.

Protagonist ishte mbrojtësi shqiptar Hysaj dhe ylli i ekipit, Insigne. Ky i fundit ishte duke konsumuar një kafe kur lojtarët zbritën në fushë para takimit, por Hysaj u tregua i pakujdesshëm dhe përplaset me kurriz me sulmuesin duke i derdhur gotën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Insigne iu kthye menjëherë duke i thënë edhe disa fjalë, por Hysaj nuk e humbi qetësinë.

Megjithatë, ky “incident” në ecurinë e takimit, pasi Napoli doli sërish i fituar nga ndeshja dhe u ngjit në krye të Serie A.