Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi mposhtet nga Tirana në Ligën Ballkanike

Skuadra e Bashkimit ka regjistruar edhe humbjen e dytë në poaq ndeshje të zhvilluara këtë edicion në Ligën Ballkanike (BIBL), raporton Koha Ditore.

Pas humbjes javën e shkuar në Gjevgjeli nga Blokotehna, Bashkimi u mposht edhe të mërkurën në udhëtim nga Tirana. Ndeshja e xhiros së tretë të BIBL-it, përfundoi 75:69 në të mirë të ekipit vendas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Tiranën kjo është fitorja e parë në tri ndeshje të zhvilluara dhe më efikasi ishte ish-lojtari i Bashkimit, Endrit Hysenagolli. Hysenagolli ndeshjen e mbylli me 27 pikë të shënuara derisa Jalil Abdul-Bassit e Gerti Shima shtuan nga 19 përkatësisht 13 pikë për kokë.

Te ekipi i Bashkimit, më i dalluari ishte amerikan Adrian MOtley me 22 pikë të shënuara, i përcjellur nga Ljubo Shamadan (13).

Ndeshjen e radhës, Bashkimi e luan më 7 nëntor në Prizren kundër ekipit nga Bullgaria, Levski 2014.