Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja vlerëson se Sinani nuk kishte të drejtë loje, kërkon fitore në tavolinë

Peja e ka humbur me rezultat të ngushtë ndeshjen e mbetur të xhiros së shtatë të Superligës në basketboll. Ekipi pejan të shtunën mbrëma në Prizren u mposht nga Bashkimi me rezultatin 78:77. Por Peja prapë pretendon të marrë dy pikët e fituesit nga kjo sfidë.

Te Peja vlerësojnë se basketbollisti Gazmend Sinani nuk ka pasur të drejtë loje për Bashkimin dhe pasi ai ka luajtur kërkojnë që ndeshjen ta fitojnë me rezultat zyrtar, shkruan sot “Koha Ditore”. Sinani ka luajtur dhe ishte prej më të dalluarve. Ndeshjen e mbylli me 11 pikë e 12 kërcime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi ndeshja ishte e mbetur, e xhiros së shtatë, Bashkimi e Peja ishte dashur të paraqiteshin me lojtarët që i kishin pasur të regjistruar në kohën kur ishte shtë luajtur xhiroja e shtatë, pra me 12 e 13 nëntor.

Kjo bëri që skuadrat të paraqiten thuajse të përgjysmuara, pasi ndërkohë kanë bërë shumë ndërrime në përbërje. Por Komesari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija, para ndeshjes kur ka bërë të ditur se kush mund të luajë, ka vlerësuar se edhe Sinani e ka të drejtën e lojës. Te Peja nuk pajtohen me këtë. Thonë se Sinani në atë kohë ishte duke luajtur në Turqi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.