Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubi i vogël ishullor me padurim pret duelin me Bilbaon

Ekipi i vogël ishullor SD Formentera zakonisht tërheq 300 tifozë për ndeshje, por klubi me shpejtësi ka zgjeruar kapacitetin e tribunave të stadiumit për shkak të vizitës së Athletic Bilbaos, të mërkurën (sot) në kuadër të Kupës së Mbretit.

Bilbao që është kampion i tetëfishtë i Spanjës, ka fituar 23 herë kupën dhe ka luajtur në 37 finale, derisa Formentera për herë të parë në këtë garë është futur para tre vjetësh, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, ekipi nga ishulli i largët dhe piktoresk me 12 mijë banorë, shumë shpejt solli shije për Kupën e Mbretit.

Edicionin e shkuar, Formentera i fitoi tri ndeshje rresht pas gjuajtjes së penalltive për të siguruar pjesëmarrjen në 1/16 e finales ku siguroi përballjen me skuadrën e Sevillës. Këtë ndeshje e përcollën tre mijë tifozë, falë vendosjes së tribunave të përkohshme, duke regjistruar rekord të shikueshmërisë....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.