Adnan Januzaj nuk është i kënaqur me minutazhën e tij të deritashme te Real Sociedadi, por mesfushori e arsyeton këtë me disa lëndime të lehta që i ka pasur.
Ai të martën për të përditshmen "Marca" ka thënë se tash i ka tejkaluar të gjitha dhe po ndihet shumë më mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu që, ai është i bindur se tash e tutje minutazha e tij te ekipi spanjoll, do të jetë dukshëm më e madhe.
"Nuk kam luajtur shumë deri më tani, pasi kam pasur shumë lëndime të vogla dhe dy javët e fundit kam qenë i sëmurë. Besoj se tash do të kem më shumë minuta, pasi po ndihem më mirë dhe po punoj për të arritur formën time më të mirë", është shprehur Januzaj, shkruan sot Koha Ditore.
Mesfushori 22-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Sociedadit nga Manchester Unitedi. Ai deri më tash, ka regjistruar shtatë paraqitje në të gjitha garat.