Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe PSG-ja ndjek Enis Bardhin

Skautët e gjigantit francez, PSG po e ndjekin futbollistin shqiptar të Levantes, Enis Bardhi, kanë njoftuar të martën mediumet në Francë.

Pos PSG-së, për mesfushorin 22-vjeçar kanë shprehur interesim edhe Interi, Sunderlandi dhe Betisi, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Sipas informatave tona që kemi marrë brenda klubit Levante, na është thënë se skautë të PSG-së ka disa ndeshje që po e përcjellin Enis Bardhin, i cili po shkëlqen në kampionatin e Spanjës", shkruan "culturepsg.com".

Reprezentuesi i Maqedonisë këtë edicion në La Liga ka shënuar tre gola në tetë paraqitje. Te Levante u transferua në verën e këtij viti nga skuadra hungareze, Ujpest. Ka kontratë deri në verën e vitit 2020.