Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea konsideron zëvendësimin e Contes me Sarrin

Chelsea raportohet se po konsideron zëvendësimin e trajnerit Antonio Conte me trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri.

E ardhmja e Contes te Chelsea është në pikëpyetje pas rezultateve jo të mira në Premier Ligë, ku “Blutë” janë nëntë pikë prapa liderit Manchester City pas nëntë xhirosh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas një raportimi të javës së kaluar, lojtarët e Chelseat janë jo të lumtur me Conten, i cili vetë është deklaruar se nuk i frikësohet shkarkimit.

Megjithatë, “7 Gold” shkruan se Chelsea po mendon largimin e Contes dhe zëvendësimin e tij me Sarrin, që në 27 vjet ka udhëhequr 17 klube.

Napoli në Serie A është lider me tri pikë para Juves pas nëntë xhirosh.