Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në basketboll në konkurrencën e meshkujve, është grumbulluar për herë të parë në përgatitjet për Kampionatin Evropian U-20, që mbahet në Oradea të Rumanisë prej 14-të deri më 23 korrik.
Përzgjedhësi i Kosovës, Jeton Nixha, është shprehur optimist para kësaj gare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i mirënjohur kosovar ka folur edhe për synimet e Kosovës, duke premtuar se lojtarët e përfaqësueses do ta japin maksimumin.
Në këtë grumbullim përveç lojtarëve të cilët aktivizohen në kampionatin e Kosovës, të ftuar ishin edhe shtatë basketbollistë që luajnë jashtë Kosovës.
Duhet theksuar se Përfaqësuesja U-20 do të bëjë gara në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B dhe është në Grupin D së bashku me Irlandën, Hungarinë, Kroacinë, Portugalinë dhe Moldavinë.