Real Madridi ka shfrytëzuar humbjen e Barcelonës duke mposhtur Real Betisin për të rimarrë kreun e tabelës në La Ligë.
2 me 1 ishte rezultati përfundimtar që i solli fitoren e 19-të “Mbretërve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKeylor Navas gaboi në minutën e 25-të duke i dhënë epërsinë kundërshtarëve, por Cristiano Ronaldo dhe Serigo Ramos shënuan për të kthyer Realin drejt triumfit. Portugezi shënoi në fund të pjesës së parë, e Ramosi dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.
Piccini i Betisit në minutën e 78-të u ndëshkua me karton të kuq duke lënë mysafirët me një futbollist më pak në fushë.
Reali ka 62 pikë në tabelë, dy më shumë se Barça që është e dyta dhe që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.