Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sejdiu jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Besës

Gani Sejdiu nuk është më kryetrajner i Besës së Pejës.

Nga burime të sigurta të Kohavisionit, Sejdiu ka dhënë dorëheqje menjëherë pas ndeshjes me Trepçën ’89, të cilën ndeshje Besa e humbi në çastet e fundit 2-3. Vendimin ai ua ka komunikuar futbollistëve dhe drejtuesve të klubit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sejdiu erdhi si trajner te Besa në fillim sezonit 2016-2017, dhe që nga ajo kohë ai ka udhëhequr ekipin në 21 ndeshje.

Kampion me Trepçën e Feronikelin, Sejdiu e ka kualifikuar Besën në çerekfinale të Kupës, ku skuadra pejane do të luajë këtë të mërkurë kundër Prishtinës.