Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tite kërkon korrektësi nga Brazili në botëror

Një lojtar brazilian që fut topin në rrjetë me dorë gjatë botërorit "Rusia 2018" apo fiton avantazh duke mashtruar, duhet ta pranojë gabimin e tij tek arbitri, ka thënë seleksionuesi i Përfaqësueses së Brazilit, Tite në një intervistë të hënën, transmeton Koha Ditore.

"Një lojtar imi që sheh se arbitri po jep diçka gabim në favor të tij, ai duhet të flasë për të dëshmuar të kundërtën. Nëse luan me dorë, ka miratimin tim që ta pranojë gabimin", është shprehur Tite. "Nuk ka problem nëse kritikohem për këtë, por këto janë parimet e mia. Unë jam njeri korrekt dhe ekipi im do të jetë i tillë. Pres nga lojtarët e mi që në gabime të tilla të arbitrit, menjëherë të flasin dhe të mos përfitojnë".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ferpleji këtë vit ka qenë një temë e nxehtë diskutimi në Brazil pas dy incidenteve që kanë përfshirë ish-sulmuesin e Manchester Cityt dhe Evertonit, Jo, që tashmë po bën karrierë te skuadra e Corinthiansit...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.