Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka fituar çmimin e FIFA-s për futbollistin më të mirë në botë.
Futbollisti ka kaluar në formë të shkëlqyer sezonin e fundit. Ai me “Mbretërit” ka fituar titullin e ligës në Spanjë dhe Ligën e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë garën për më të mirin e botës, Ronaldo la prapa Lionel Messin e Barcelonës dhe Neymarin e PSG-së.
Ronaldo në fjalimin e vet pasi mori çmimin ka falënderuar bashkëlojtarët e tij si dhe rivalët Messi e Neymar.
“Jam shumë i lumtur. Është nder i madh për mua. E di se kam fansa rreth gjithë botës. Faleminderit për përkrahjen. E vlerësoj shumë. Mendoj se është e mrekullueshme të jesh në mes të këtyre lojtarëve. Jam shumë i lumtur. Faleminderit”, ka deklaruar Ronaldo.
Në kategorinë e femrave më e mira u zgjodh Lieke Martens.