Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit dhe i Colorado Rapids në Amerikë, Shkëlzen Gashi, ka marrë mbështetje të madhe nga tifozët shqiptarë në ndeshjen që ekipi i Gashit e zhvilloi ndaj New Yorkut në MLS.
Gashi dhe ekipi i tij u mposhtën të shtunën në mbrëmje nga New York me rezultat 1 me 0, duke pësuar humbjen e parë në sezon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas ndeshjes, Gashi ka postuar disa fotografi me tifozët shqiptarë të cilët i ka falënderuar për përkrahjen që i kanë dhënë.
“Çfarë përkrahje e mrekullueshme në New York. Faleminderit të gjithëve që erdhët”, ka shkruar ai.