KB Bashkimi ka konfirmuar se trajneri malazez, Predrag Miloviq nuk do të jetë më menaxher i skuadrës.
Miloviq ishte zyrtarizuar në shtator trajner i KB Bashkimit, dhe siç duket rezultatet e dobëta kanë bërë që të ndërpritet bashkëpunimi ndërmjet klubit dhe Miloviqit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“KB Bashkimi njofton opinionin basketbolldashës, se klubi ynë dhe trajneri janë pajtuar për ndërprerjen e bashkëpunimit. Trajnerit Predrag Miloviq i urojmë suksese në karrierën e tij dhe e falënderojmë për punën në klub gjatë kësaj periudhe”, thuhet në postimin e KB Bashkimit.
Në ndeshjen e fundit Bashkimi pësoi humbje nga Ylli me rezultat 92-80, përderisa mban vendin e katërt në tabelë, prapa Prishtinës, Rahovecit e Yllit.