Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Supergol i Eros Grezdës edhe ndaj Rijekës

Pasi ndëshkoi Dinamon e Zagrebit javën e kaluar, por edhe Hajdukun e Splitit në fillim të sezonit, Eros Grezda ka bërë sërish të njëjtën gjë edhe ndaj Rijekës, kampiones në fuqi dhe skuadrës së dytë më të fortë në Kroaci.

Gjakovari mori një top në zonë, të cilin e stopoi në mënyrë të mrekullueshme, lëvizi bukur dhe goditi duke mos i dhënë asnjë shans portierit të reagojë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Goli i Grezdës u shënua në minutën e 62-të, 7 minuta pasi Rijeka kishte gjetur avantazhin, ndërsa ndeshja përfundoi me fitoren 2-1 të Osijekut që falë edhe futbollistit shqiptar arriti të përmbyste shifrat për të marrë një sukses shumë të rëndësishëm në transfertë. Ky ishte goli i 3-të për Eros Grezdën në këtë sezon të kampionatit kroat.

Grezda është duke kaluar momente fantastike në karrierën e tij, si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren shqiptare, ku është kthyer në një titullar të padiskutueshëm.