Rines Arifi të hënën (sot) do t'i nisë provat te skuadra e madhe angleze, Manchester United. Te Akademia e Unitedit do të jetë në prova deri në fund të javës e më pas do të presë përgjigje nëse i ka kaluar apo jo me sukses ato.
Por ai është i bindur se ëndrra për të qenë pjesë e gjigantit anglez do t'i bëhet realitet. Arifi 14-vjeçar, që ka lindur në Malmo të Suedisë, është i lumtur që ka fituar rastin të testohet nga trajnerët e Unitedit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Të hënën do t'i nis provat dhe për këtë jam shumë i lumtur, dhe i emocionuar. Jam i vetëdijshëm që duhet ta jap maksimumin për ta bindur Manchesterin. Do të mundohem t'i tregoj vlerat e mia dhe t'i bindi trajnerët e Unitedit. Jam i bindur se ëndrra ime do të bëhet realitet. Mezi pres t'i nis provat për t'i bindur drejtuesit e Manchester Unitedit. Mendoj se kam të gjitha aftësitë për të qenë pjesë e Akademisë së Unitedit", ka thënë Arifi të dielën për gazetën Koha Ditore.
Provat te klubi anglez futbollistit të talentuar ia mundësoi një menaxher shqiptar që jeton në Francë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.