Liverpooli i është hakmarrë Burnleyt për humbjen e pësuar në ballafaqimin e parë mes dy skuadrave në fillim të sezonit.
“Të Kuqtë” fituan me rezultat të ngushtë 2 me 1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoli i parë erdhi nga Ashley Barnes i Burnleyt në minutën e shtatë, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë Georginio Wijnaldum barazoi gjithçka në 1 me 1.
Emre Can i siguroi fitoren me një gol në minutën e 61-të.
Liverpooli tani ka 55 pikë, një më pak se Manchester City e Tottenhami që janë në pozitat dy dhe tre. 66 ka Chelsea si lider e Arsenali si i katërti ka 50 pikë, por me dy ndeshje më pak se Liverpooli.