Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali këndellet në Premier Ligë, kthehet në top-pesëshe

Arsenali ka harrur humbjen nga Watfordi në Premier Ligë duke shënuar fitore bindëse si mysafir i Evertonit në kuadër të xhiros së nëntë.

“Topçinjtë” fituan 2 me 5 ndaj skuadrës së Ronald Koemanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Wayne Rooney kaloi Evertonin në epërsi në minutën e 12-të, para se Nacho Monreal të barazonte rezultatin në minutën e 40-të. Mesut Ozil shënoi në minutën e 53-të për të kaluar Arsenalin në epërsi, ndërsa Alexandre Lacazette dyfishoi epërsinë 20 minuta më pas. Në fund realizoi edhe Aaron Ramsey për 1 me 4. Për 2 me 4 realizoi Niasse, ndërsa edhe Alexis Sanchez u përfshi në listën e golashënuesve në minutën e fundit të lojës shtesë.

Në tabelë, Arsenali ka 16 pikë në pozitën e pestë. I pari vazhdon të jetë Manchester City me 25 pikë. Unitedi ka 20 në pozitën e dytë, ndërsa Tottenhami është i treti me 17 pikë. Chelsea është i katërti me 16 pikë të tubuara.