Pas gjashtë orëve vozitje, në jug të kryeqytetit të Kolumbisë, Bogota, nëpër fusha të djegura dhe kalime të gjata të shtrira përgjatë majave të larta të Andeve, disa persona të rraskapitur shihen teksa luajnë futboll në një tokë të bllokuar nga balta dhe gurët.
Pranë fushës një njeri në karrocë invalidësh shikon me qetësi lojën brutale të futbollit. Një grua që po qëndron pranë tij, është arbitre në këtë përballje derisa në krahë mban një pushkë. Edhe pse është një spektakël i shëmtuar për turmën prej 200 personave në këtë cep të Kolumbisë të lodhur nga lufta, estetika nuk është shqetësimi kryesor, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumica këtu janë për të dëshmuar hapat e parë të një transformimi të shquar historik: atë të ekipit të parë profesional të futbollit, të përbërë nga ish-luftëtarët guerilë.
Një vit më parë të gjithë ishin ende në luftë, por në nëntor të vitit të shkuar u firmos një marrëveshje paqeje me qeverinë kolumbiane për t'i dhënë fund konfliktit më të gjatë të hemisferës perëndimore.
Për grupin e guerilëve të krahut të majtë "Fuerzas Armadas Revolucionarias de Columbia" ose "FARC", lufta marksiste ka marrë një drejtim të ri dhe futbolli po luan një rol udhëheqës...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.