Skitari Faton Shurdhaj ndihet me fat që është rritur në shtetin më të suksesshëm në skitari - Austri. Por, 20-vjeçari që tashmë ka normë të fituar për Lojërat Olimpike Dimërore që mbahen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm në "Pyeongchang" të Koresë së Jugut, nuk do ta ketë mundësinë ta përfaqësojë shtetin austriak.
Ai ende nuk e ka fituar shtetësinë austriake dhe për t'u paraqitur në "Pyeongchang" i duhet ta përfaqësojë shtetin ku ka lindur - Kosovën. Dhe, për këtë është i lumtur, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShurdhaj i lindur në Malishevë, ka fituar pikët e mjaftueshme për të siguruar normën në disiplinën sllallom i madh.
"Kam pasur besim se një ditë do të arrij në këtë nivel. E kam arritur falë mbështetjes nga familja si financiare ashtu edhe morale. Ka qenë rrugë e vështirë dhe e kushtueshme, por nuk është kursyer asgjë nga familja", ka thënë Shurdhaj...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.