Harry Kane beson se nuk është larg standardit të kërkuar për të fituar ‘Topin e Artë’.
Sulmuesi anglez ka pohuar se ka ende shumë punë për të bërë në mënyrë që ta arrijë këtë gjë, por sipas tij vetë nominimi në mesin e 30 lojtarëve kandidatë për ta fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2017, tregon se ai nuk është larg arritjes së këtij suksesi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Natyrisht se të jesh në garë me emra të mëdhenj, është një gjë e mrekullueshme, por kam ende shumë punë për ta fituar ‘Topin e Artë’, edhe pse besoj se nuk jam larg nëse vazhdoj me këtë formë”, ka theksuar Kane.
Ai e ka cilësuar atë si një ëndërr e cila do të bëhej realitet, përcjell ksp. 24 vjeçari po konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë, pas dy sezoneve fantastike me Tottenham Hotspur ku ishte golashënuesi më i mirë në Premier Ligë, ndërsa edhe në këtë sezon ai po vazhdon me formë të njëjtë dukë shënuar 11 gola në 11 paraqitje në të gjitha garat.