Kryetrajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka pohuar se lojtarët e tij nuk janë duke u stërvitur ashtu siç bënin gjatë sezonit të kaluar.
Mediat angleze kanë raportuar se një numër lojtarësh janë të pakënaqur me metodat e Contes në kohën kur Chelsea rregullisht ka luajtur ndeshje çdo tre apo katër ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoConte ka mohuar këto raportime duke thënë se metodat e tij janë të njëjta, por ka shtuar se lojtarët janë duke u stërvitur 70 për qind më pak se sezonin e kaluar.
“Metodat e mia janë të njëjta si në sezonin e kaluar kur ne fituam ligën. Sinqerisht ne jemi duke punuar 70 për qind më pak se sezonin e kaluar, ndoshta për këtë jemi në telashe”, ka thënë Conte.