Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka në garë për golin e javës në “Champions”

Mesfushori i Kombëtares Taulant Xhaka, ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 0-2 të Bazelit në fushën e CSKA-së së Moskës të vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.

Mesfushori realizoi një gol shumë të bukur nga jashtë zonës dha asistoi në golin e dytë të Bazelit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pikërisht goli i Xhakës është në mesin e golave për t’u zgjedhur si më i miri i javës në Ligën e Kampionëve.

Në garë janë edhe Miralem Pjaniq, Edin XHeko i Romës dhe David Luiz i Chelseat.