Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, u kishte dhënë një detyrë të veçantë futbollistëve të tij para ndeshjes të Ligës së Kampionëve me Benficën. Mesfushori Nemanja Matiq, ka zbuluar se Mourinho u kishte thënë lojtarëve që gjatë tërë ndeshjes të shënjestrojnë portierin e ri të Benficas, Mile Svilar.
Svilar të mërkurën mbrëma u bë portieri më i ri në histori të Ligës së Kampionëve, i cili ka startuar ndonjëherë në ndeshje të kësaj gare, duke thyer rekordin e Iker Casillasit. Svilar 18-vjeçar ishte titullar te Benfica dhe për portierin belg kjo ishte paraqitja e dytë këtë edicion për ekipin portugez, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMourinho u kishte thënë futbollistëve se Svilar nuk ka përvojën e duhur dhe shumë lehtë mund të përfitohet nga kjo. Ashtu siç kishte parashikuar Mourinho edhe doli, pasi gabimi i Svilarit i kushtoi me humbje 1:0 Benficas në shtëpi. Ai nuk reagoi si duhet në goditjen e Marcus Rashfordit (64') nga gjuajtja e lirë, duke e dërguar topin në portën e tij.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.