Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi ka çuditur miliona shikues me veprimin që bëri të mërkurën mbrëma

Lionel Messi pushtoi të gjitha ballinat botërore të mërkurën mbrëma kur realizoi golin e tij të 100-të në garat evropiane, duke ndihmuar Barcelonën të mposhtë 3:1 në "Camp Nou" Olympiacosin në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore.

Ai shënoi në minutën e 61-të nga gjuajtja e lirë për të përforcuar Barcelonën në krye të Grupit D me nëntë pikë të mbledhura pas tri ndeshjeve të zhvilluara. Por, gjatë ndeshjes ishte një moment që u ka ikur gati të gjithëve që ishin në fushë e tribuna, pos kameramanëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në minutën e dhjetë të ndeshjes, Messi u përkul për të nxjerrë diçka nga çorapët e tij dhe menjëherë e futi në gojë. Ishte e pamundur të thuhej se çfarë ishte ajo që Messi e përpiu me gjithë kamerat e shumta. Mirëpo, mediumet spanjolle një ditë pas ndeshjes kanë zbuluar të vërtetën, duke i dhënë fund këtij misteri.

Gazeta "Sport" ka raportuar se gjëja që Messi e futi në gojë ishte një tabletë glukoze. Sipas gazetës, kjo është koha më e mirë për të marrë tabletën, duke pasur parasysh se pas 15 minutave lojë, muskujt fillojnë të zgjatën. Kjo tabletë është e zakonshme jo vetëm për futbollistët, por te të gjithë sportistët edhe pse deri më tash asnjëherë nuk është parë të merret gjatë ndeshjes. Shumica e lojtarëve këto tableta i marrin menjëherë para nxehjeve apo para fillimit të ndeshjes.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.