Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

ISIS-i paralajmëron sulme gjatë Botërorit 2018

Shteti Islamik (ISIS) ka kërcënuar se do të ketë sulme terroriste gjatë Kampionatit Botëror "Rusia 2018". Ky kërcënim i ISIS-it, ka shqetësuar pa masë adhuruesit e futbollit, organizatorët në Rusi dhe FIFA-n. Nëpërmjet një mesazhi të lëshuar në rrjetet sociale, ISIS-i ka thënë se gjatë ngjarjes së futbollit vitin tjetër askush nuk do të jetë i sigurt për shkak të sulmeve të shumta terroriste që do të ndërmerren. ISIS-i ka publikuar një fotomontazh, ku shihet logoja e botërorit dhe një xhihadist me armë në duar dhe një bombë që është në shpërthim e sipër.

"Ky kërcënim do të merret seriozisht nga autoritetet tona të sigurisë, të cilat do të bëjnë të pamundurën për të ofruar siguri maksimale për të gjithë tifozët që do të vijnë në Rusi vitin tjetër si dhe ekipet pjesëmarrëse të botërorit", thuhet në një njoftim të lëshuar nga Këshilli Organizativ i botërorit, të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshjet e botërorit të vitit të ardhshëm do të zhvillohen në 11 qytete të Rusisë, prej 14 qershorit deri më 17 korrik, kur do të luhet ndeshja finale në "Luzhniki Stadium" të Moskës. Qindra e mijëra tifozë pritet të "pushtojnë" Rusinë gjatë kësaj kohe për të përcjellë nga afër ndeshjet e botërorit. St. Petersburgu që është njëri prej qyteteve më të mëdha të Rusisë pritet që gjatë kësaj kohe të jetë më i frekuentuari. ISIS-i para disa muajve mori përsipër sulmin terrorist pikërisht në këtë qytet, ku mbetën të vdekur 14 persona dhe shumë të tjerë u lënduan. Sipas ISIS-it, ky sulm është ndërmarrë për shkak të sulmeve ajrore që Rusia i kreu në Siri në fillim të këtij viti.