Prishtinë, 19 tetor - Te rezultati 72:72, Lis Shoshi i doli në ndihmë një bashkëlojtari, bllokoi një gjuajtje të një lojtari kundërshtar dhe u nis për në sulm. Skuadra e tij, Sigal Prishtina, kishte kohë për një aksion komplet. Topin e mori Dardan Berisha, që organizoi sulmin.
Kur kishin mbetur edhe pak sekonda për të përfunduar aksioni dhe për të përfunduar edhe ndeshja, Berisha depërtoi në drejtim të koshit. Nuk gjuajti, por pasoi te Shoshi, i cili ndërkohë bëri disa hapa prapa dhe vendosi veten në pozitë të përshtatshme për të gjuajtur. Shoshi e shfrytëzoi si më mirë asistimin e Berishës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjuajti saktë, kur kishin mbetur edhe katër sekonda lojë dhe realizoi për dy pikë. 74:72 për Prishtinën. Ekipit rival, atij belg Belfius Mons-Hainaut, i mbeti vetëm një sekondë për të realizuar sulmin e fundit, që nuk ishte i suksesshëm, shkruan sot Koha Ditore.
Kështu, Prishtina të mërkurën mbrëma fitoi në Mons të Belgjikës për hapje të suksesshme të fushatës në FIBA Europe Cup. Shoshi, që në verë u kthye nga SHBA-ja për të vazhduar karrierën te skuadra më e madhe në vend, për herë të parë vendosi një ndeshje të madhe të Prishtinës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.