Trajneri Gani Sejdiu, është kthyer te Trepça '89, që aktualisht është kampione në fuqi e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Sejdiu që së fundi ishte pjesë e Ferronikelit, të mërkurën ka pranuar të kthehet në skuadrën ku edhe u promovua si trajner. Por Sejdiu insiston se nuk ka bërë kurrfarë marrëveshje me ekipin mitrovicas. Ka theksuar se ka ndjerë obligim moral të aktivizohet në klubin e Mitrovicës për ta ndihmuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Më kanë kërkuar që të bëhem trajner i Trepçës '89. Por u kam thënë se nuk dua të marr udhëheqjen e asnjë ekipi deri në muajin janar. Dhe, ashtu edhe ka ndodhur. Nuk kam kurrfarë marrëveshje, por pasi Sabit Osmani ka mbetur i vetëm në shtabin teknik kam pranuar ta ndihmojë me aq sa kam përvojë. Jam afruar te 89-shi vetëm për ta ndihmuar në ndeshjet e mbetura. E kam ndier obligim moral t'i ndihmojë shokët dhe klubin që më ka promovuar si trajner. Është edhe klubi i qytetit tim. Ekipin do ta udhëheqim së bashku me Sabit Osmanin", ka thënë Sejdiu të mërkurën për gazetën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.