Pasi ka dështuar të fitojë në dy ndeshjet e para, Atletico Madrid duhet të fitojë ndaj Qarabag-ut në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për kalimin e grupit në Ligën e Kampionëve.
Edhe përkundër kësaj, Diego Simeone thuhet se do t’i pushojë dy nga lojtarët kryesorë të ekipit, Antoine Griezmannin i cili është me grip, dhe Koken i cili kishte një problem të vogël me muskuj, Simone nuk dëshiron të rrezikojë për ndonjë lëndim më të rëndë, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe vetëm një pikë nga dy ndeshje, fitorja në Azerbajxhan është shumë e rëndësishme për ‘Los Rojiblancos’, pasi një dështim i mundshëm, do t’i zbehte gjasat e tyre për kualifikim.
Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Chelsea e pret Romën në ‘Stamford Bridge’.
Ekipi anglez e kryeson grupin me gjashtë pikë, ndjekur nga ‘Romakët’ me katër, Atletico Madrid me një, dhe Qarabag që nuk ka asnjë pikë.