Karriera e David Villas ka qenë përtej ëndrrave të tij më të çmendura, shkruan CNN.
Ai është golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësueses së Spanjës, fitues i Kupës së Botës, titullit të Evropës dhe i Ligës së Kampionëve, ndërsa ka edhe mjaft çmime të tjera individuale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Futbolli ishte dukshëm më tepër se që unë kisha shpresuar të ishte", ka thënë Villa, që është tash pjesë e skuadrës amerikane New York City FC. "Edhe nëse kam ëndërruar si fëmijë, kurrë nuk kam mundur të parashikoj gjëra të tilla të mrekullueshme".
I lindur në Asturia, në veri të Spanjës, Villa ia lë meritat për karrierën e tij themeleve të përkushtimit dhe punës së madhe që ia ka lënë babai i tij, Jose Manuel, një minator qymyrguri.
"Kam punuar fort, kam luftuar fort të jem këtu ku jam. Njerëzit rreth meje kanë bërë shumë sakrifica për të më ndihmuar mua".
Villa është futur në vitin e 16-të në futbollin profesionist....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.