Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vonn kërkon të artën olimpike, e më pas rekordin e Stenmarkut

Do të jetë një stinor mjaft i ngarkuar për skitaren më të mirë të të gjitha kohërave, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.

Amerikania Lindsey Vonn do të mundohet të thyejë rekordin e legjendës Ingemar Stenmark prej 86 fitoreve të shënuara në Kupën e Botës në skijim alpin, dhe po ashtu do të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore për herë të parë që kur e fitoi të artën në disiplinën e lëshimit në Vancouver në vitin 2010. Ajo mungoi në Lojërat Dimërore të vitit 2014 në Sochi për shkak të lëndimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Unë do të përqendrohem kryesisht në Lojërat Olimpike këtë stinor dhe sërish do të mundohem të fitoj edhe garat në Kupën e Botës", ka thënë amerikania 32-vjeçare, që është femra më e suksesshme në skijim alpin në histori të Kupës së Botës me 77 fitore.

Lojërat Olimpike Dimërore mbahen në Pyeongchang të Koresë së Jugut vitin e ardhshëm, ndërsa nisin më 8 dhe mbarojnë më 25 shkurt, ndërsa stinori i Kupës së Botës në skijim alpin nis me garat në sllallom të madh te meshkujt dhe te femrat në Soelden të Austrisë më 28 dhe 29 tetor...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.