Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho i parashikon vetes së paku edhe 15 vjet karrierë

Jose Mourinho pret të barazojë ish-trajnerin e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, dhe të vazhdojë karrierën deri në moshën 70-vjeçare, ndonëse insiston se ai nuk do të qëndrojë aq gjatë në "Old Trafford".

Portugezi 54-vjeçar ka fituar çdo gjë që mund të fitonte në nivel të klubeve, por thotë se do të qëndrojë më gjatë në futboll për të fituar edhe më tepër, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Unë mendoj se do të jem në futboll edhe për së paku 15 vjet", ka thënë Mourinho i pyetur për të ardhmen e tij në konferencën për media para përballjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester Unitedit dhe Benficas.

Ferguson përfundoi karrierën e tij të trajnerit në moshën 71-vjeçare, pas 26 vjetëve në krye të Man. Utd me të cilën skuadër kishte fituar 38 trofe të mëdhenj...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.